Aktualitet

Muzikë pas orës 20:00, gjobiten nga 1 mln lekë lokalet në Vlorë dhe Sarandë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:30 - 02/08/20 |
mapo.al

Policia e Shtetit ka gjobitur me 1 milion lekë të vjetra administratorët e tre lokaleve në Vlorë dhe Sarandë, të cilët shkelën ligjin për ndalimin e muzikës pas orës 20:00.


Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dy bar-restorante në Vlorë dhe një lokal në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.


Për secilin nga këto subjekte, me administratorë shtetasit G. L., K. N. dhe F. M., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.


Policia e Vlorës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.




Etiketa: , , , ,

Pas