Aktualitet

Muzikë pas orës policore në lokalet e tyre, Noizy e G-Bani gjobiten nga policia














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:33 - 10/07/21 |
mapo.al

Rigels Rajku dhe Indrit Deti të njohur me emrin e tyre të artit si Noizy dhe G-Bani janë vënë nën hetim nga policia, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”






Kjo pasi në lokalet e tyre në Durrës është konstatuar muzikë pas orarit të përcaktuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.


Policia njofton se në lokalet e tyre në lagjen nr.13 Plazh, Durrës është konstatuar vijimi i festave me muzikë pas orës policore.







Ndaj dy bizneseve është vendosur gjobë 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.



Blutë apelojnë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Lexo edhe :  Duke ngrënë sufllaqe, të rinjtë ndalohen gjatë orës policore, sherr me policët


1


Etiketa: , , ,

Pas