Myrto Uzuni nuk do të mund të përballet me Leo Messin ditën e nesërme, pasi beratasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sulmuesi i Ferencvaros nuk ka udhëtuar me skuadrën e tij në Barcelonë.
Në Hungari zbulojnë se nuk është stërvitur për asnjë ditë me skuadrën që kur u kthye nga grumbullimi me kombëtaren shqiptare.
Ai nuk ishte as në ndeshjen e së premtes me kampionët e Hungarisë.
Myrto Uzuni has tested positive for Covid-19. Uzuni hasn’t trained with the team since the International Break and neither was named in FTC Squad vs Kisvárda on Friday.
Get well soon King! 🇦🇱🦁 pic.twitter.com/F6y7eBFuMo
— Szabolcs (@ZubkovtheGOAT) October 19, 2020
Kështu Uzuni po qëndron i izoluar dhe pritet testi i radhës për të marrë “OK”-in që të stërvitet fillimisht me skuadrën dhe më pas edhe të mund të luajë.
Ferencvaros ndeshet në “Camp Now” me Barcelonën.