Kryesore

Na duhet të përgatitemi për një krizë më të gjatë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:08 - 31/03/20 |
Nga Laurence Boone

Politikëbërësit janë përgatitur për një tremujor të stuhishëm ndërsa intensifikohet pandemia Covid-19. Po sikur shpërthimi të zgjasë më shumë se një tremujor? Reagimet ekonomike individuale të vendeve kanë qenë të forta, të shpejta duke synuar bizneset dhe familjet e prekura nga masat e izolimit. Vendet po zbatojnë – megjithëse me fushëveprim dhe shpejtësi të ndryshme – skema mbështetje afatshkurtra për punonjësit, të shtrira tek të vetëpunësuarit, për të ruajtur të ardhurat e punëtorëve dhe të familjeve. Ata po ofrojnë linja krediti, shtyrje taksash dhe garanci për të ndihmuar bizneset që të kalojnë stuhinë, ndërsa po drejtojnë burime të mëdha në sektorin e shëndetësisë. Qeveritë kanë hedhur sasi shumë të mëdha parashë në këto skema. Në disa raste, nuk kanë caktuar as kufij. Dhe me të drejtë.


Megjithatë, tregjet financiare kanë reaguar shumë, të destabilizuar nga pasiguria e jashtëzakonshme në lidhje me evolucionin e virusit, përgjigjen kryesisht të pakordinuar shëndetësore globale dhe pasojat e pritshme ekonomike dhe financiare. Për shkak të kësaj pasigurie, tregjet nuk janë në gjendje të çmojnë rreziqet ose pritjet ekonomike. Disa shkencëtarë sugjerojnë se shpërthimi mund të përsëritet më vonë gjatë vitit, qoftë për shkak të një përgjigje të pakordinuar ose nëse nuk gjendet vaksina ose trajtimi i sëmundjes. Një shpërthim që zgjat më shumë se disa muaj shtron pyetjen se a do të mundemi që përgjigjet afatshkurtra, të dhëna për një tronditje të përkohshme, ti ndryshojmë ose forcojmë në kushtet e rritjes së dobët, depresionit të korporatave, punësimit të ulët dhe borxhit të lartë?


Në frontin shëndetësor, më shumë burime financiare e logjistike do të duhet të hidjen për prodhimin e materialeve mbrojtëse. Nëse virusi vazhdon të përhapet përtej kufijve, koordinimi i rritur ndërkombëtar dhe shkëmbimi i informacionit do të jenë thelbësor. Më shumë burime për mbledhjen dhe shkëmbimin e të dhënave, hulumtimin, makineritë dhe pajisjet, dhe mbështetjen për vendet në zhvillim dhe me të ardhura të ulëta, do të ketë një rëndësi vendimtare. Shtimi i fondeve të dedikuara shëndetësore në nivel rajonal është në drejtimin e duhur. Por bashkimi i forcave në nivel global do të jetë gjithashtu thelbësor. Para së gjithash, ekonomitë e përparuara, duke filluar me BE-në, duhet të bien dakord për një kornizë të përbashkët për politikat e karantinës, kryerjen e testimeve – dhe më pas ta zbatojnë atë së bashku për të shmangur zgjatjen e krizës apo edhe rikthimin e valëve të infeksionit.


Në frontin ekonomik, çështja është se rënia e përkohshme e prodhimit mund të shndërrohet në një problem për më gjatë. Në aspektin financiar, parandalimi i tronditjes nga mungesa e likuiditetit në atë të aftësisë paguese, mund të kërkojë politika edhe më të fuqishme. Së pari: qeveritë duhet të vazhdojnë të mbështesin sektorin privat dhe punësimin. Kjo do të kërkojë një rritje të madhe të shpenzimeve publike dhe investimeve në një kohë të rënies së të ardhurave. Politika monetare ultradisponuese do të vazhdojë të ndihmojë në adresimin e kreditimit, ndërsa bashkërendimi midis bankave qendrore mund të sigurojë likuiditet ndërkombëtar. Garancitë qeveritare, nga ana tjetër, mund të bëhen pronësi e qeverisë për disa sektorë të ekonomisë.


Kërkesat e mëdha për financime nga qeveritë nuk duhet të rezultojnë në emetim të paqëndrueshëm të borxhit që do të shkatërronte tregjet: kërkohet një mendim i ri dhe krijues për çështje të politikës makroekonomike. Blerja e bonove të korporatave nga BQE me 750 miliardë dollarë është një veprim i mirë. Por hapat e ardhshëm kërkojnë koordinim të zgjuar të politikës fiskale dhe asaj monetare. Bankat qendrore që kreditojnë drejtpërdrejt firmat dhe llogaritë familjare mund të jenë jopraktike.

Një tjetër mundësi do të ishte që ndihma fiskale të financohet nga një rritje e përhershme e ofertës së parave, e krijuar nga bankat qendrore, e cila mund të zëvendësojë programet e financuara nga borxhet. Kjo qasje nuk duhet të krijojë frikë nga inflacioni për sa kohë që rritja mbetet nën potencial dhe pavarësia e bankës qendrore respektohet. Kështu mund të sigurohet aftësia e qeverive për të mbështetur ekonominë. Një numër hapash në këtë drejtim janë ndërmarrë. Ndërsa virusi përhapet në të gjithë botën, veprimi i koordinuar dhe i sinkronizuar monetar dhe fiskal do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. /Financial Times/

*Autorja është kryekonomiste e OECD-së.

 /Përgatiti: Mapo.al/

 



CLOSE
CLOSE
Pas