ShowBizz

“Na hape barkun lëpirëse”/ Valbona përballet me revoltën e ndjekësve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:47 - 12/05/19 |
mapo.al

Ish Miss Shqipëria Valbona Selimllari është kritikuar së fundmi nga ndjekësit e saj për përdorim të imazheve të fëmijëve në varësi të interesave personale, si dhe për servilizëm ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke qenë se punon prej dy vitesh tashmë si këshilltare e këtij të fundit.


Komentet karshi saj kanë vërshuar mbrëmjen e djeshme, kur Valbona publikoi një video të shkëputur nga emisioni i saj “Më jep dorën”. Në të shihet teksa udhëton me makinë me dy fëmijë rom nëpër rrugët e Tiranës dhe u komenton atyre një nënë të ulur në trotuar me fëmijën në krahë. Më tej, ajo i drejtohet kësaj të fundit. “Po si mund ta nxjerrësh atë fëmijë në rrugë mi, si mund ta nxjerrësh? Si çfarë do bësh? Qendra sociale keni, para ju japin”-


“Më fal seriozisht. Me çfarë të drejte i përdor imazhin fëmijës që ke në makinë? Dhe çfarë është më e rëndë, me ç’të drejtë e ekspozon ndaj një rreziku që ti as nuk mund ta kuptosh sa i madh mund të jetë duke përdorur këtë ‘sinqeritetin’ e fëmijës? Dhe nuk dua t’i hyj debatit për qëndrat sociale dhe paratë”- i ka shkruar një ndjekëse.


“Po ku janë këto qendrat sociale mi, aman. Na hapët barkun, je bërë edhe ti si lëpirëse. Nëse ajo zonja do të kishte në terezi, nuk ka nevojë të inspektosh ti me “Range Rover”, por e inspektojnë ata që e kanë për detyrë. Zakonisht në Shqipëri nuk funksionojnë, sepse nëse do të kishte qendra sociale dhe ty të shqetëson fakti që ajo zonja e ka nxjerr fëmijën ashtu, vjen shërbimi social dhe ja merr. Po ju s’keni bërë asgjë bëni dhe p…duke treguar çfarë është gabim a jo”-i ka shkruar një tjetër.


“Sa kollaj e keni të flisni sikur dini gjithçka, nëse ke dëshirë të jap unë disa informacione, që kur të flasësh të jesh e drejtë. T’i tregoj unë disa histori se si i përdorin disa prindër fëmijët. Hajde se të çoj unë të flasësh me disa prej tyre që të kuptosh të vërtetën, që pretendon se di. Nëse do kontakto. Të rrënqetht trupi me disa prej tyre. Ndaj, të lutem”- i është përgjigjur Valbona, e cila nuk ka ngurruar t’i kthehet edhe disa komentuesve të tjerë.

“Në fakt nuk më intereson fare, të keni respect kur merrni përsipër të gjykoni. Por kam një kërkesë miqësore, bëje edhe ti një punë të mirë dhe mundohu të kuptosh mesazhin e asaj videoje. Sa për qëllimin tim, mendo atë që do”-ka përfunduar ajo.


Etiketa:

Pas