Aktualitet

“Na ishte njëherë një virus”/ Kina provokon SHBA me një video të animuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:30 - 02/05/20 |
mapo.al

Kina ka publikuar një video të shkurtër të animuar “Na ishte njëherë virusi”, ku ironizon reagimin e Shteteve të Bashkuara ndaj koronavirusit të ri përmes disa personazheve Lego që përfaqësojnë dy vendet.


Uashingtoni dhe Pekini prej javësh janë përfshirë në një debat të zjarrtë rreth origjinës së sëmundjes, që shpërtheu në qytetin kinez të Wuhan për t’u përhapur më pas në mbarë botën.


Në videon e animuar të postuar online nga agjencia e lajmeve Xinhua shfaqet një ushtar terrakote me maskë dhe Statuja e Lirisë.


Kemi zbuluar një virus të ri”, thotë luftëtari.


E çfarë pastaj?”, përgjigjet Statuja e Lirisë. “Është vetëm një grip”.

Më pas luftëtari bën paralajmërime të tjera rreth virusit dhe numëron të gjitha fazat e shpërthimit të tij në Kinë. Statuja e Lirisë i kundërshton dhe iu jep zë konferencave për shtyp të Trump ku tallej me ashpërsinë e sëmundjes.

A je duke e dëgjuar veten”, pyet luftëtari në një kohë që statuja fillon të bëhet e kuqe për shkak të temperaturës dhe i vendoset një serum.

Ne kemi gjithmonë të drejtë edhe kur kundërshtojmë veten”, përgjigjet Statuja.

Ja përse më pëlqeni ju amerikanët, për vendosmërinë tuaj”, e mbyll luftëtari.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas