Aktualitet

“Na ka dalë Fatosi garant”-Zbardhen përgjimet e punonjësve të Bashkisë Lushnje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:33 - 08/07/21 |
mapo.al

Grupi i punonjësve të Bashkisë së Lushnjes të cilët u arrestuan SPAK së bashku me krybashkiakun Fatos Tushe, ishin vënë në dijeni që Prokuroria kishte nisur hetimet ndaj tyre.






Sipas përgjimeve të zbardhura që ndodhen në dosjen e SPAK, kryebashkiaku Fatos Tushe kishte bërë 20 herë mbledhje se çfarë do u thuhet prokurorëve.


Madje, përgjimet kanë zbuluar se kryebashikaku u kishte dalë atyre garant.







Përgjimet e punonjësve:




Punonjësi 1: Është një polic që ka sjellë shkresa si persona që mund të kenë në dijeni…



Punonjësi 2: Kush do pyetet tjetër?

Punonjësi 1: Unë, Ilva dhe Inxhinieri

Punonjësi 2: Po ajo çne?

Punonjësi 1: Është njësi ajo…

Punonjësi 1: Po, po, por duhet të shkoj në Tiranë…

Punonjësi 2: Ti?

Punonjësi 1: Në të tre që na kanë thirrur si persona që mund të kemi dijeni, të mërkurën në orën 11 te SPAK-u, mua thjesht s’më vjen mirë, po s’kam gjë, jam e qetë për punën që kam bërë.

Lexo edhe :  Balla pro mandatit të përjetshëm për prokurorët e SPAK

Punonjësi 2: Ajo ka rëndësi, habitem ç’ne që ju ngeli vetëm ju përgjegjësia?

Punonjësi 1: Ne nuk jemi nën hetim, jemi persona që mund të kemi dijeni, pastaj thirren ata se mund të kenë qenë në përgjim.

Punonjësi 2: Ashtu po, po dijeni për çfarë se nuk dihet se për ça ju pyesin atje më kupton?

Punonjësi 1: Thanë mos kini merak, mos e diskutoni as në familje thanë të mos shqetësohen kot…

Punonjësi 2: Kush tha?

Punonjësi 1: Drejtori dhe ai miku jot.

Punonjësi 2: Epo mirë.

Punonjësi 1: Na kanë bërë 20 herë mbledhje gjoja ça të themi atje.

Punonjësi 1: … Neve na ka dalë Fatosi garant, garant.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas