Vizita e presidentit Ilir Meta në Dibër të Madhe u dominua nga motivet patriotike dhe çështje të interesit kombëtar.
Kreu i shtetit përkujtoi 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës i cili i parapriu Kongresit të Manastirit ku unifikua alfabeti shqip si dhe zhvilloi homazhe te busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Edhe në pritjet e zhvilluara nga autoritetet lokale të Dibrës së Madhe, kryefjalë kanë qenë mesazhet patriotike. Në këtë video që sjell Gazeta MAPO, presidenti Ilir Meta, tenori i njohur Kastriot Tusha dhe drejtuesit shqiptarë të Dibrës së Madhe, ia marrin këngës patriotike dibrane: “Na këndojnë pushkët nëpër kulla“.
Në një moment, tenori Kastriot Tusha iu drejtohet të pranishmëve: “I di fjalët (të këngës patriotike) skraparliu (duke iu drejtuar Metës) dhe nuk i dimë ne”. Kjo pasi, presidenti Meta ka qenë ndër ata që e këngonte më me zell, duke e ditur tekstin përmendësh.
LEXO EDHE:
Etiketa: Dibër e Madhe, Ilir Meta, Kastriot Tusha, Na këndojnë pushkët nëpër kulla