“Na kërkuan para për legalizimin”, Lame i prerë: Nuk bën vaki!

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame iu është përgjigjur edhe akuzave të disa prej banorëve të Unazës së Re se iu kanë kërkuar para, madje dhe 30 mln për të legalizuar shtëpitë. Në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, ai tha i prerë se kjo gjë nuk bën vaki pasi punonjësit e brendshëm e dinë shumë mirë se nuk bëhet legalizimi edhe sikur qytetari të jetë në gjendje t’i japë 300 milionë.

Lame tha se mund të jenë njerëz të tjerë, sekserë që mashtrojnë qytetarët. Ai iu bëri thirrje jo vetëm duke iu referuar rastit të Unazës por edhe qytetarëve të tjerë që duan të legalizojnë t’i drejtohen vetëm institucionit e të mos mashtrohen nga ata që iu thonë “ta bëj unë”.



A keni një përgjigje se si është e mundur se 100 posedues objektesh e kanë të legalizuar ndërtesën e cila është në një vijë urbane me të tjerat pa legalizuar, a ka diferencim?
Nuk është bërë asnjë diferencim, po mbroj dhe ato pak legalizime të bëra në qeverinë paraardhëse. Nga pikëpamja formale juridike sepse kanë legalizuar në shtratin e unazës, sa e la Sandër Meksi.

Legalizimet e kohës së tyre, ato pak që kanë bërë janë bërë me shtratin e unazës së ngushtë, kështu që nga pikëpamja formale janë në rregull. 40 nga këto legalizime janë bërë në korrik-shtator 2013, pra edhe pasi kishin humbur zgjedhjet. Nuk dua të hyj pastaj se si ishin bërë ato legalizime. Këto i përmendi dhe kryeministri, përmendi dhe prokurorinë sepse ne kemi gjetur legalizime dhe me vetë planin rregullues, pra me shtratin e ngushtë të Unazës.

Ka ankesa nga banorët se i janë kërkuar 30 mln për të legalizuar?
Ti mendon se për një shtëpi që vlen 20 mln janë kërkuar 30 mln. Po i marr të mirëqenë që janë të gjithë të korruptuar, këta që e dinë që nuk mund të bëhen si mund të bëjnë legalizime. Nuk ka çfarë t’i kërkojë sikur dhe 300 mln të jetë i gatshëm t’i japë. Kjo shpjegon rastin se nuk mund të jetë nga punonjës të brendshëm. Edhe sikur të ketë bërë vaki t’ia kenë thënë janë lloj-lloj sekserësh që vijnë vërdallë institucionit. Nuk bën vaki që të ndodhë kjo gjë.

Përtej rastit të Unazës nuk po them se nuk ka raste mit marrje por prapë përfitoj nga rasti tju them qytetarëve mos u merrni me ata që iu thonë ta bëj unë me kaq apo me aq. Merruni me institucionin, merruni me drejtorin. Tetori u mbyll me 3400 shtëpi të legalizuara. Ju shikoni çdo javë kryeministrin dhe bën mirë që del dhe nxjerr raste ku janë zvarritur qytetarët por mos harroni se janë 100-300 apo 500 raste që iu legalizohen pa ju thënë njëherë plaç.

Keni hasur raste të korrupsionit?
Fjala korrupsion është shumë e rëndë. Kemi hasur raste të dyshuara. Në këto 4 vjet nuk më rastis asnjë rast të ALUIZNI-t në këto emisione investigative.

Atje është një ushtri e tërë djemsh e vajzash që mbajnë një përgjegjësi.
Nuk bën vaki të jetë një i brendshëm që kërkon këto para sepse ai i brendshmi e di që nuk bëhet.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252