Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka sqaruar situatën që ndodhi pasditen e sotme në selinë e demokratëve. Kreu i PD-së e ka cilësuar të paprecedentë hyrjen e Berishës dhe të përfaqësuesve të tij në selinë e PD.
Duke mos i kursyer akuzat ndaj Berishës, Basha e cilësoi atë një ihs-komunist, ndërsa e akuzoi se kishte marrë me vete në seli njerëz me precedentë penale.
“Kjo është një situatë jashtëzakonisht e vështirë. Përballë njerëzve me precedentë kriminale që solli Sali Berisha, duke na kujtuar 97, me zellin e pangordhur të një ish-komunisti. Me gjithën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave dhe me shpresën e vdekur se mund të marrë peng PD. Apo t’i kthejë ata në një batalion non-grata të vetes dhe familjes ë tij non-grata nga SHBA. Ky ishte spektakël i shëmtuar i së kaluarës.”, tha Basha.
Basha shpërthyeu në akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha duke u shprehur se nuk do t’ia falë kurrë këtë gjë që po bën.
Basha më tej është shprehur se Berisha tashmë është bërë një barrë për PD-në që me skenën e sotme kujtoni një nga kohët më të hidhura të shqiptarëve.
“Sot nuk ka demokrat që nuk është i qartë. Në kulmin e dëshpërimit ku Këshilli nuk iu përgjigj thirrjes për bojkotim sot ndërmori një akt që i kujtoi shqiptarëve një nga kohët mjë të hidhurat nga një kiohë e mbrapshtë.
Asnjë demokrat, as anëtarët e Këshillit Kombëtar të cilët dje refuzuan thirrjen për bojkot votuan dhe vendosën dhe asnjë anëtar i asaj që do të mblidhet në mënyrë madhëshore me 18 dhjetor do të marrin pjesë me vendosshmëri në një proces politik shprese.
Ky proces do të përfundojë me sukses dhe shqiptarët do të vijnë në pushtet. Regjimi nuk do të largohet më një non grata por mëe një parti krah SHBA-ve mbështetja e të cilëve është shprehur nga shkallët e kësaj selie. Berisha është tubi i vetëm i oksigjenit që mban gjallë regjimin.
Në vend që të merremi me hallet e të përmbyturve, të shqiptarëve me mbi 50% të shqiptarëve që nuk shtrojnë më shumë se një vakt në shtëpi merremi me tollovin ë eBerishës.
Nuk ia fal kurrë këtë dhe nuk ka demokratë që do ia falë. Berisha është bërë një barrë për PD-në”- tha ai.