Aktualitet

“Na ofendoi” – Drejtorët në Korçë i përgjigjen me padi Braimllarit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:20 - 15/04/21 |
mapo.al

Vetëm pak orë pasi kandidati i LSI në Korçë, Endrit Braimllari, kallëzoi në Prokurori ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe drejtorët Ilir Bajlozi, Petrika Kolltuçi dhe Artur Qeramixhi, kanë reaguar këta të fundit





Raportohet se këtë mesditë tre drejtorët kanë paditur në Gjykatën e Korçës kandidatin për deputet të LSI, Endrit Braimllari. Në një prononcim për mediat, drejtorët Petrika Kolltuçi dhe Ilir Bejlozi janë shprehur se Braimllari i ka ofenduar, ndaj dhe për këtë duhet të vendosë gjykata.


Braimllari i akuzon personat e sipërpërmendur për shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit publik për veprimtare politike ose zgjedhore.





Petrika Tollkuci: Sapo kam depozituar në gjykatën e rrethit gjyqësor Korçë një padi për Endrit Brahimllarin i cili në deklaratat e tij publike të ditës së djeshme më ka ofenduar personalisht duke përdorur emrin tim dhe disa epitete të cilat nuk e di si i ja nxë goja, gjithësesi unë nuk mund të merrem me fjalët e tij, unë kam ardhur pranë gjykatës për t’iu drejtuar gjykatës e cila do të vendosë në lidhje me shpifjet e tij të radhës.

Lexo edhe :  "Po faktohet masakra zgjedhore" - LSI kërkon rinumërim në disa qarqe


Ilir Bajlozi: Sapo depozitova pranë gjykatës së rrethit Korçë kallëzimin penal për Endrit Brahimllarin, vlerësoj në mendimin tim që përveç gjykimit nga qytetarët këtë çështje le ta gjykojë edhe drejtësia për njerëz të tillë në deklaratat e tyre të papërgjegjshme. Personalisht do vazhdoj të jem në sherbim të qytetarëve të mi.


LEXO EDHE: 

“Shpërdorim detyre”-Braimllari kallëzon Peleshin dhe tre drejtorë në Korçë

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas