fbpx

Aktualitet

‘Na plasi k***’, shkarkohet nga detyra burri i zv/ ministres





               Publikuar në : 10:04 - 23/10/19 |
mapo.al

Aurel Voda, burri i zv/ ministres së Brendshme Rovena Voda, është larguar nga detyra e drejtorit të Shërbimit Parësor Spitalor.


Lirimi nga detyra është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiriu për shkak të fjalorit të papërshtatshëm në rrjetet sociale.



“I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë. Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”, shkruan ajo.


Aurel Voda teksa komentonte në një lajm të kreut të LZHK-së, se nëse nuk hapne negociatat, PD-ja do të niste protestat, shkruante në koment “Na plasi k***”. Ky koment mesa duket i ka kushtuar vendin e punës.

Lexo edhe:

Një drejtor sapo u bë i famshëm me fjalorin prej rrugaçi


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas