Aktualitet

Na pret një karantinë e dytë? – Rama: Rrezikojmë patjetër të mbyllemi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:02 - 15/10/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama, tha në ‘Opinion’ se nëse shifrat e rasteve me koronavirus rriten, rrezikojmë një karantinë të dytë.


Teksa u pyet nga panelistët se a është e gatshme Shqipëria për të përballuar përkeqësimin e situatës nga Covid-19, kreu i qeverisë tha se aktualisht kemi dhe 50 % të hapësirave spitalore të lira.


Pyetje: A ka mundësi Shqipëria të përballojë përkeqësimin e situatës nga koronavirusi?



Rama: Jemi shumë larg kapaciteteve tona të plota, kemi ende 50% kapacitete të lira. Di që nga pikëpamja e përgatitjes jemi përgatitur për skenarin e vjeshtë-dimrit me kohë.


Pyetje: A rrezikojmë të mbyllemi?


Rama: Rrezikojmë patjetër që të mbyllemi, duhet të mbajmë maskën kudo.

LEXO EDHE: 

“Gruaja e naftëtarit s’ka para për maskë” – Rama: Unë i bëj vetë, s’kushton asnjë lek

Sa kohë do mbahen maskat – Rama: Varet nga situata, gjobat s’do falen


Etiketa: ,

Pas