Editorial

Na rroftë Minishengeni se djemtë na shkuan në Hagë!








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:31 - 06/11/20 |
Mapo.al

Tashmë ka një mendim të pjekur e konsensual se aktakuzat ndaj udhëheqësve të UÇK, janë stimuluar, nxitur, ushqyer e lobuar nga Serbia. Eshtë pjesë e tezës dhe përpjekes së Beogradit për të delegjitimuar luftën e djemve kosovarë për çlirimin e vendit, e truallit të tyre.


Serbia nuk arrin pak, duke hedhur hije dhe damka mbi liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jo vetëm në aspektin historik, po edhe në politikën e ditës, duke shkaktuar tërmet, destabilitet dhe trazira jo të vogla.


Nga ana tjetër, në gjithë këto vite, kemi parë një tjetër zhvillim paralel, që është investimi i Edi Ramës për të avancuar në marrdhëniet miqësore me Serbinë. Dhe tashmë është botërisht e njohur kimia mes tij dhe presidentit Vuçiç.



Raportet speciale që ka ndërtuar Rama me liderin e Serbisë, në rastin më të pakët, e kanë nëpërkëmbur sfondin dramatik, dhe kanë anashkaluar Kosovën.


Teksa ende nuk ka një ndjesë nga Beogradi për krimet çnjerëzore të kryera në Kosovë, kur ende ka mijëra të zhdukur prej militarëve serbë dhe nuk ka bashkëpunim nga autoritetet atje për gjetjen e tyre, ka një axhendë prej tyre për t’i çuar liderët e UÇK në Hagë me akuza të rënda, dhe në të gjithën këtë, ka një investim nga Edi Rama për të rritur miqësinë dhe shkëmbimet me Vuçiçin.

Lexo edhe :  Akuzat ndaj UÇK - Kreu i PDK, Enver Hoxhaj: Autorë Serbia dhe Rusia, të jemi të bashkuar

Minishengeni tingëllon bukur dhe është një fjalë e paqortueshme, po ky projekt nuk i merr në konsideratë, madje i shpërfill çështjet ende të pazgjidhura të Kosovës.

Për të mos përmendur pastaj, djallëzorin plan për korigjimin e kufinjve, ku roli i Edi Ramës shfaqet pikërisht në palën që e dëshironte më shumë dhe i interesonte më shumë, që është Serbia.

E gjitha kjo, ndërkohë që Moska ka ngritur një zyrë ushtarake në Beograd, çka tregon se Serbia është e vendosur në linjën e agresivitetit ndaj fiqnjëve dhe jo të bashkëpunimit dhe paqes.

Na ngelet vetëm të themi, na rroftë Minishengeni i Ramës, se djemtë na shkuan të gjithë në Hagë.

 

 


Etiketa: , , ,

Pas