Reperi i njohur shqiptar, Gashi, ka arritur një sukses të madh ndërkombëtar dhe po sjell shumë bashkëpunime me artistë të njohur amerikanë.
Reperi është mjaft aktiv në profilin e tij në Instagram, ku së fundmi ka publikuar një video, në të cilën shihet një femër që kërcente para tij.
Por kjo video nuk i ka pëlqyer aspak babait të reperit, i cili i ka dërguar mesazh Gashit që ta heqi nga profili këtë video sepse me veprime të tilla turpëron familjen.
Gashi ka publikuar mesazhet me të atin dhe ka deklaruar se arsyeja që e ka fshirë videon në fjalë, ishte bërë shkak pikërisht babai.
“Mos e bëj veten të dukesh se po bën jetë të ulët, mos bëj gjëra që familja jote të turpërohet me ty”, i shkroi i ati, ndërsa Gashi i ka thënë se kjo është jeta e tij dhe nëse vazhdon të shikojë postimet që bën do t’i bëj block. “Shumë keq, unë tashmë jetoj jetën e rrugës. Do e fshi videon… ju duhet të ndaloni të shikoni çfarë bëj unë në Instagram ose do t’ju bëj bllok”, shkruhej në mesazhin e dërguar nga Gashi.