Aktualitet

Naço flet sërish për ftesën e Ramës: LSI thoshte Luli gënjen edhe për orën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:35 - 16/04/21 |
mapo.al

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Nasip Naço deklaroi sot në Skrapar se u largua nga LSI-ja pasi sipas tij ishte kthyer në eksperiment të dështuar politik, dhe se dita ditës dëshmon se është kontradiktore, qoftë edhe me përkrahjen e kryedemokratit Lulzim Basha për të ardhur në krye të qeverisjes.






Ai nuk i kurseu falenderimet kundrejt kryeministrit Edi Rama për hapjen e dyerve të PS-së, ndërsa shtoi se në rast se fiton mandat, votat nuk i përkasin atij por familjes socialiste.


Naço gjithashtu i bëri thirrje miqve të tij të LSI-së, t’i bashkohen PS.





“Është kënaqësi të jem këtu. Dje në darkë Rama më ka pyetur si po vazhdon takimet në Berat. I thashë nuk ecën me takimet në Berat pa ardhur në Skrapar. Kjo pjesëmarrje tregon që Edi Ramën e duan në Skrapar. E falënderoj Ramën që më ka hapur derën e PS. Dikush nga ju mund të pyesë deri dje ishte me LSI? Po! Unë nuk kam goditur me gur LSI-në, por problemet e mia kanë qenë me lidershipin e LSI-së.



Vetë na thoshin që Lul Basha të gënjen edhe për orën. Sot e duan të gjithë ta bëjnë kryeministër. Një parti që vitet e fundit bënte vetëm eksperimente politike të dështuara që i takojnë të kaluarës. Është shumë e thjeshtë. Nuk pranuan koalicion me PS në vitin 2017. Një parti me 20 deputetë që nuk ishte partner por vasale e Partisë Demokratike. Mandatin që do marr nga PS, është i PS, jo i imi. Nuk mund të vazhdoja më me eksperimente të dështuara. Një mik më tha që mirë bëre që erdhe, se ishit bërë ju të LSI si guri në këpucë.



Lexo edhe :  Koronavirusi- Rama jep lajmin: 600 mijë vaksinime në Shqipëri

Për dy vite në ministrinë e Drejtësisë më ka mbështetur për reformën. Kur unë kërkoja për ndonjë gjyqtar të ndiqej penalisht ditën tjetër e shikoja me kryetarin e KLGJ. I vetmi premtim është që do jem në krah të Ramës për Skraparin, jo me koncesione. Ju e keni mbështetur PS dhe meritoni më shumë. Qëllimi im është të bashkohemi bashkë. Sot asnjë nga kandidatët që ka pasur LSI në vitin 2017 nuk është, sepse është një eksperiment politik i dështuar. U kërkoj miqve të mi të LSI t’i bashkohen PS. Ne kemi një borxh në PS”– tha Naço.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas