Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Nafta/ Qytetarët thirrje për protesta, a është transparent Bordi i Transparencës

Gjatë ditës së djeshme, Bordi i Transparencës vendosi çmime të reja për naftën, benzinën dhe gazin. Nga dje shqiptarët e kanë blerë naftën me 258 lekë/litri, benzinën me 243 lekë/litri dhe gazin 86 lekë/litri

by us er1
09/06/2022
in Ekonomi, Kryesore, Sociale
0

Sot në orën 12:00 disa organizata të shoqërisë civile kanë bërë thirrje në rrjetet sociale, që të gjithë të fikin makinën në çdo qytet ku ndodhen, si shenjë revolte kundër rritjes së çmimit.

Çmimi i naftës, sipas vendimit të Bordit të Transparencës, ka arritur në maksimumin historik, duke u shitur me 258 lekë për litër. Kur nisi kriza çmimi u fiksua për një ditë në 260 lekë për litër dhe kjo nxiti protesta masive.

Duke qenë se çmimi ka shkuar sërish në atë nivel që ishte në muajin mars, qytetarët paralajmërojnë sërish protesta në të gjithë vendin.

Qytetarët protestuan katër muaj më parë dhe pikërisht protesta e tyre ndikoi që qeveria të krijonte Bordin e Transparencës me qëllim që të mbante nën kontroll çmimet, por nuk kanë munguar kritikat.

Në fakt, mbetet ende i pashpjegueshëm fakti që bordi prej krijimit, kur cakton çmimet e reja nuk bën asnjë transparencë duke qenë se, çmimi meqë vendoset nga ligjet e tregut ndërkombëtar (ofertë-kërkesë), atëherë shtrohet pyetja: përse dhe si shpjegohet që vetëm në Shqipëri çmimi është më i lartë se në gjitha vendet e tjera të rajonit tonë, në tërë Ballkanin Perëndimor.

Gjatë ditës së djeshme, Bordi i Transparencës vendosi çmime të reja për naftën, benzinën dhe gazin. Nga dje shqiptarët e kanë blerë naftën me 258 lekë/litri, benzinën me 243 lekë/litri dhe gazin 86 lekë/litri.

Sakaq, Konfiundustria propozon që të krijohet Enti Rregullator i Karburanteve si në vendet e tjera me qëllim që çmimet të normalizohet sipas luhatjeve të tregut.

Ekspertët i propozojnë qeverisë që të rishikojë politikat fiskale mbi hidrokarburet dhe të ndërhyjë me politika më favorizuese, me qëllim që të ulet çmimi në treg nëse grosistët e kanë të pamundur të ulin nga ana e tyre çmimin.

Çmimet e fundit konsiderohen jo vetëm të papërballueshme nga shumë prej konsumatorëve, por edhe një barrë e rëndë për bizneset dhe veprimtarinë prodhuese dhe sigurisht që efekti zinxhir do të çojë në rritjen e mëtejshme të inflacionit, uljen e fuqisë blerëse, çka do të reflektojë edhe uljen e prodhimit dhe si përfundim pasojat mund të jenë të rënda për ekonominë, në një periudhë më afatgjatë. /Liberale.al/

JU SUGJEROJME

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
Aktualitet

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

04/07/2022
Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

04/07/2022
REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
Aktualitet

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

04/07/2022
Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

04/07/2022
Next Post
“Djali me Biçikletë”, UET PRESS sjell veprën e parë të përkthyer nga hebraishtja

“Djali me Biçikletë”, UET PRESS sjell veprën e parë të përkthyer nga hebraishtja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In