Aktualitet

Naftëtarët – Budina: Qeveria t’i paguajë nga xhepi, ndryshe artistët do të futen në grevë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:29 - 29/10/20 |
mapo.al

Artistët duket se do t’i bashkohen grevës së naftëtarëve të Ballshit, në rast se qeveria nuk i jep zgjidhje kërkesave të tyre.





Një grup artistësh kanë shkuar sot në Ballsh, për të vizituar dhe parë nga afër gjendjen e naftëtareve, që sot janë futur në ditën e 15-të të grevës së urisë.


Regjisori Edmond Budina i bëri thirrje qeverisë të zgjidhë sa më shpejt kërkesat e naftëtareve – t’u japë rrogat dhe të rifillojë puna në rafineri – në të kundërt ai paralajmëroi se kësaj greve do t’i bashkohen edhe artistët.




“Qeveria të mos qajë hallet e popullit, por t’i zgjidhë ato. Ky është një hall shumë i madh, këto nëna po sakrifikojnë jetën e tyre për një kafshatë bukë. Nëse qeveria nuk e zgjidh këtë hall, këtu do të ngujohen edhe njerëz të tjerë.


Nuk bëhet tallava dhe shaka me jetën e njerëzve. Ne do t’i mbështesim këta njerëz si qytetarë të këtij vendi, që na dhemb shpirti. Kam bërë 20 vite në Itali dhe e di ç’do të thotë të punosh, e të mos paguhesh, të të shfrytëzojnë.


Nëse do të ishin politikanë të ndershëm, do t’i paguanin këta njerëz me xhepat e tyre. Paratë duhet t’i paguanin një më një. Qeveria duhet të zgjidhë sa më shpejt hallin e tyre.

Këto gra nuk do të jenë vetëm. Nëse shumë shpejt nuk zgjidhet halli i këtyre grave, këtu shumë shpejt do të hyjnë në grevë edhe shumë të tjerë, madje edhe ne mund të hyjmë në grevë urie”, – u shpreh Edmond Budina.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas