Naftëtaret e Ballshit dalin sot pas 26 ditësh grevë urie, për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama, në një përpjekje për t’i dhënë zgjidhje kërkesave të tyre.
Naftëtarst e Ballshit i janë përgjigjur kërkesës së kreut të qeverisë për të dalë nga greva e urisë, dhe për t’u ulur së bashku në një tavolinë.
Raportohet se palët se do të takohen pasdite, në orën 18:00, në Fier.
Megjithatë, ato paralajmërojnë për hapa të mëtejshëm në rast se nuk marrin pagat e prapambetura ose nuk rifillojnë punë në rafineri.
“Motra dhe vëllezër, ne sakrifikuam 26 ditë sot për të drejtën tonë, për kauzën tonë, që ishte e drejtë dhe e pastër si drita e diellit. Sot erdhi momenti që ne të dalim nga kjo grevë për një fitore të re.
Për një epokë të re, në bashkëbisedim me kryeministrin. Ai ofroi dje negocim. Ne do të shkojmë sot, dhe shpresojmë që t’i çojmë bukën fëmijëve”, tha një naftëtare.