Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit mblidhen sërish para Uzinës: Qeveria u tall me ne! Greva e urisë, e vetmja zgjidhje








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:57 - 28/09/20 |
mapo.al

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur përsëri në protestë përballë Uzinës për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Ata paralajmërojnë rikthim në grevë, duke e konsideruar si të vetmen alternativë që mund t’i ndihmojë në plotësimin e kërkesave.


Kreu i Sindikatës Sokol Dautaj u shpreh se ai do të jetë i pari që do të futet në grevë urie, ndërsa tha se qeveria është tallur me naftëtarët e Ballshit.


“Ne jemi përpjekur me të gjitha mënyrat, greva e parë e urisë, protesta të vazhduezhme përpara rafinerisë, bashkisë e prefekturës. Ditët e fundit shkuam dhe në Kryeministri. Indiferenca e këtyre është tallëse dhe fyese. Ne kemi dhënë dy opsionet tona, të fillojë puna me njerëzit e duhur në mënyrë që pas 6 muajsh mos dalim sërish në rrugë. Opsioni i dytë është që të mbyllet rafineria dhe të na jepen paratë prapa. Greva e urisë nuk është politike, është vetëm ekonomike. Këta janë tallur rëndë me ne. Ne madje nënshkruam dhe kontratat përpara dy javësh dhe ajo ishte tallja më e madhe”, u shpreh Dautaj.



Dautaj tha gjithashtu se gratë e naftëtarëve priten t’i bashkohen grevës së urisë.


Rreth një javë më parë, naftëtarët e Ballshit u mblodhën përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës për të protestuar për 20 paga të pamarra dhe pezullimin nga puna. Forcat policore ndërhynë për shpërndarjen e protestës, duke përdorur si argument pandeminë Covid-19 dhe zbatimin e masave mbrojtëse, si distancimin social.


Naftëtarët arritën një dakordësi me kompaninë “Allum Enterprises” për rifillimin e punës, por morën vetëm një letër pa firmë e vulë, ndaj nisi qendresa në fillim të muajit shtator. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë..


Etiketa: , , , , ,

Pas