Në ditën e 25-të të grevës së urisë, gratë naftëtare të Ballshit kanë vendosur të ndërpresin atë për të dialoguar me kryeministrin.
Ata shprehen se duan zgjidhjen e menjëhershme të situatës dhe nëse nuk do të arrijnë në një konsensus të përbashkët do t’i rikthehen sërish grevës. Naftëtaret i kanë lënë kryeministrit dy orë kohë për të dialoguar me ata.
Menjëherë pas marrjes së vendimit për të ndërprerë grevë, reagoi kreu i qeverisë duke deklaruar se nesër do të jetë në Ballsh për të takuar përfaqësinë e naftëtarëve.
Vetë kryeministri Edi Rama pati kërkuar ndërprerjen e grevës, të cilën e quan mjet shantazhi dhe presioni, për t’u ulur më pas me ta dhe për të dëgjuar kërkesat.
Rikujtojmë se kërkesat e naftëtarëve janë marrja e pagave, rikthimi në punë dhe pagesa e siguracioneve.
LEXO EDHE:
Ndërprerja e grevës nga naftëtarët, Rama: Caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem aty