Aktualitet

Najada dhe doktor Gëzimi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:13 - 04/03/21 |
Pëllumb Nako

Najadën e njohin të gjithë në Shqipëri. Doktor Gëzim Lamajn nga Berati, pak e njohin.





Najada tashmë është zonja Najada sepse do ta kemi në Parlament. Doktor Gëzimi do të mbetet ish-Doktor Gëzimi sepse covidi e mori në mënyrë të pabesë. Najadën e pret kolltuku, doktorin nga Berat e mori fati i zi. Kur Najada kishte ditlindjen e së bijës, gjithë kombi shqiptar e mori vesh që ajo nuk shkoi dot ta uronte sepse ishte në krye të punëve.


Doktor Gëzimi nga Berati ishte mjek i ekografisë, i vetmi në qytet për të lexuar imazhet e skanerit, kaq të rëndësishëm për identifikimin e covid-i dhe askush në media nuk e mësoi se sa i ngarkuar ishte, askush nuk e di nëse shkoi në ndonjë ditlindje të fëmijëve të tij apo jo. Askush nuk e di sesi do të jetë e ardhmja e tyre pa babanë.




Të paktën ata, të cilëve u ka qëndruar te koka e dinë dhe kjo nuk është pak. Kryeministri i dërgoi tufë me lule Najadës. Mbarë mileti u mrekullua nga akti kalorsiak i Shefit. Për vdekjen tragjike të doktor Gëzimit nuk u kujtua askush nga qeveria të thoshte qoftë edhe një fjalë. Najada e zënë kaq shumë me punë e gjente kohën të dilte në media për të bërë debat me opozitën.

Lexo edhe :  Bozo dhe Çomo: Votoni Edi Ramën që Shqipëria të buzëqeshë

Doktori Gëzimi ishte larg, shumë larg gjërave të tilla, nuk kishte kohë. Najada i duhet Kryministrit për politikë, kurse doktor Gëzimi nuk i duhet. Najada na doli e majtë, kurse për doktor Gëzimin askush nuk e di. Sepse Najada i shërbeu politikës në këto kohë të vështira, kurse


Doktor Gëzimi u shërbeu njerëzve si gjithë armata e kolegëve të tij.

Blerja e shpirtit të shitur ngrihet si vlerë, propagandohet si model, besnikëria ndaj profesionit e shpirtit të lirë, lihet në harresë, varroset. Këtë kohë po jetojmë.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas