Fatos Nano pritet të marrë pjesë në Kongresin e PS në fundjavë dhe kjo temë është analizuar nga Andi Bushati. Ai tha se pavarësisht se përflitet prania e Nanos, Partia Socialiste nën drejtimin e Ramës është e vdekur dhe asgjë nuk do ndodhë as në këtë kongres.
Pyetje: Prisni të ndodhë gjë në kongresin e PS, ku i ftuar pritet të jetë Fatos Nano? Prisni të japë mesazh?
Mund të ndryshojë aq sa ka ndyshuar në kongreset e PS për sa kohë e drejton Edi Rama. Tani kemi një parti të vdekur që për të fshehur arkivolin e saj bën show.
I ftuar në “News 24″, Bushati u pyet edhe për hapjen e garës për Kryeprokuror. Sipas analistit politik, pritet rikonfirmimi i Arta Markut.
“Kemi dy mënyra. Çfarë mendojmë dhe çfarë ndodh. Pres rikonfirmimin e Arta Markut. Problemi është a duhet të rikonfirmohet? Për mua as nuk duhet të kandidonte sepse ka marrë vulën si kandidate e PS. Një njeri normal thotë: Jam njeri me intigritet moral, mos më përdorni për t’i thyer hundën.
Ky është guri i provës, sot këta shqiptarë duhet të presin dhe duhet të thonë që gjithë kjo lojë është bërë që kryeprokurorin ta zgjedhë Edi Rama dhe Ulsi Manja. Prandaj them që është një gur prove”, u shpreh ai.
Lavdi hysni kapo