Aktualitet

Nano “ndez” rrjetin, Balla sulmon opozitën: Të marrë peng nga Berisha-Meta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:49 - 05/02/21 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas “shpërthimeve” në rrjet të nxitura nga intervista e mbrëmshme e liderit historik të së majtës, Fatos Nano. 






Mendimet e lira të përdoruesve të rrjeteve sociale, Balla i sheh të ndikuara nga opozita, për të sulmuar dhe akuzuar kundërshtarët politikë, përfshirë edhe ish-kryeministrin Nano.


Ai tha se mbështet deklaratën e Nanos i cili shtoi se “Shqipëria sot ka një opozitë të dështuar dhe të marrë peng nga familjet Berisha-Meta”. 





“Viti politik ka nisur njësoj me opozitën e marrë peng nga Berisha-Meta-Basha-Kryemadhi, të cilët po fillojnë të kërkojnë alibi për humbjen e radhës, shajnë e shpifin nga mëngjezi në darkë, përgjigja jonë do të jetë puna dhe përqëndrimi tek nevojat e njerëzve.



“Fatos Nano hapi me të drejtë një temë debati me shumë vlerë në jetën aktuale politike. Shqipëria sot ka një opozitë të dështuar dhe të marrë peng nga familjet Berisha-Meta. Aq rëndë dhe të vetmuara janë këto dy familje sa edhe reagimin ndaj ish-kryetarit tonë Nano, e bënë në vetë të parë Saliu dhe familja, bashkë me Petrit Vasilin me SMS nga Presidenca. Ne socialistët shqiptarë kemi misionin historik që Berishën-Metën-Bashën-Kryemadhin t’i mundim bindshëm më 25 Prill“, deklaroi Balla.

Lexo edhe :  Ftesa për PD, Balla: Bashkëpunimi i rëndësishëm për anëtarësimin e vendit në BE


Balla deklaroi se në zgjedhjet e 25 prillit PS e ka Aleancën me njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm, duke patur përballë një koalicion politikanësh që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë.

“Ne jemi të vendosur ta kemi vëmendjen vetëm tek njerëzit dhe tek përmirësimi i shërbimeve publike ndaj tyre. Duhet përkushtim për tu marrë me hallet dhe problemet e njerëzve dhe vëmëndja jonë janë vetëm ata“, tha Balla.

Intervista e Fatos Nanos mbrëmjen e kaluar në “Opinion” dhe deklaratat e tij për kryeministrin Edi Rama zunë hapësirën mediatike dhe jo vetëm. Por të prerë në reagime janë treguar përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët kanë shprehur vlerësimin e tyre përmes meme-ve dhe duke risjellë në vëmendje deklaratat e viteve më parë të Nanos dhe Ramës për njëri-tjetrin. Një ndryshim i çuditshëm i Nanos në raport me socialistët e Rilindjes.

LEXO EDHE: 

Futja në politikë – Cili thotë të vërtetën, Nano apo Rama?

1


Etiketa: ,

Pas