Ajo është një ikonë e modës dhe një nga modelet më të famshme të viteve 90-të, por pavarësisht se është 48 vjeçe, Naomi Campbell i ka lënë të gjithë në hije në sfilatën e “Dolce & Gabbana” në Itali.
Veshur me një fustan me lule të shndritshëm, kompletuar me një kurorë me pupla dhe trëndafila, Campbell ka lënë pas shumë modele të tjera të pranishme në sfilatë.