Sport

Napoli parakalon Milan-in, mposht Genoa-n falë blerjes rekord





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:39 - 08/07/20 |
mapo.al

Napoli ka mundur 2-1 Genoa-n 31-të të Serisë A dhe është ngjitur në vendin e pestë të renditjes, duke parakaluar Milan-in dhe Roma-n.


Mertens ka zhbllokuar ndeshjen në favor të miqve në fundin e pjesës së parë me një goditje të bukur në limitet e zonës së rreptësisë.


Vendasit janë kundërpërgjigjur katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, duke shënuar me Schone.


Goli që ka vendosur ndeshjen dhe i ka dhuruar 3 pikë shumë të rëndësishme ekipit të Gattuso-s është realizuar në minutën e 66-të nga Lozano, blerja rekord e Napoli-t (42 milionë euro) verën e kaluar.


Është kthyer titullar dhe ka luajtur për 90 minuta Elseid Hysaj, i cili është lënë në stol nga Gattuso në dy ndeshjet e mëparshme.

Mbrëmjen e sotme është luajtur edhe Fiorentina-Cagliari, e mbyllur në barazim 0-0.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas