Napoli dhe Interi këtë mbrëmje u përballën në takimin e javës së parafundit të Serie A. Napoli nuk pati aspak mëshirë për Interin dhe ka realizuar 4 gola. Zikaltrit tashmë duhet të fitojnë ndeshjen e fundit, ndryshe rrezikojnë të mbeten jashtë Champions. Një ndeshje tepër emocionuese për të gjithë ishte që në pjesën e parë kur Napoli kaloi në avantazh e para falë golit të Piotr Zielinski në minutën e 16’. Pjesa e dytë vijoi tepër e furishme pasi në minutën e 61’ Dries Mertens shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, ndërsa Fabian Ruiz në minutën e 71’ dhe në minutën e 74’ shënoi golin e tretë dhe të katërt duke shkatërruar kështu zikaltrit me rezultatin 4-1 pasi Icardi shënoi në minutën e 81’.