Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, e ardhmja e Elseid Hysajt, që ka folur edhe për mediat duke thënë se megjithatë ky sezon është pozitiv (“edhe pse nuk kam luajtur aq shumë sa do të doja”) do te vendoset javën që vjen.
Motivi lidhet me të ardhmen e Maruzio Sarrit, trajnerit të Chelseat. Në telefonatën që kanë pasur me njëri-tjetrin, trajneri i ka kërkuar shkodranit që të presë edhe pak, deri ditën e enjte. Ndërkohë, Atletico Madrid është tërhequr nga gara.
Simeone kërkonte shkodranin për ta pasur si alternativë në mbrojtje, por De Laurentis dëshiron 40 mln euro: një shifër e frikshme për një futbollist që këtë sezon nuk ka luajtur rregullisht.