Aktualitet

Natë e vështirë në çadër, banori i fshatit Mazhë e Madhe: Shtëpinë e duam të rindërtuar në tokën tonë (Video)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:51 - 27/09/20 |
mapo.al

Fshati Mazhë e Madhe, njësia administrative Bubq, po përjeton ditë të vështira pasi shumë familje kanë humbur shtëpitë në tërmetin e 26 nëntorit të vitit të shkuar. Në pamundësi për të lënë pronën dhe bagëtitë e tyre, nuk kanë asnjë zgjidhje jetese veç çadrave verore në të cilat jetojnë prej 10 muajsh.


Familje Preni është një prej tyre, në gjendje të vështirë, sidomos pas përballjes me stuhinë e shiut gjatë këtyre tre ditëve. Indrit dhe Desilda Preni deklaruan gjatë një bashkëbisedimi me ish-deputeten e PD-së, Orjola Pampuri se nuk mund të ikin nga prona e tyre dhe shtëpinë e duan të rindërtohet aty ku e kanë pasur.


****


Desilda Preni: Ne jemi familja Preni. Ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj e ka përmendur në televizor familjen tonë, domethënë që do të ikin të gjithë. Po unë nuk mund të iki nga vendi im sepse unë kam bagëti, kam vendin tim këtu dhe s’mund të lëviz domethënë nga vendi im, nuk e shoh të drejtë këtë gjë. Nuk dua të merrem me llafe politike por e mira është që unë mos të lëviz nga vendi im, këtë dua unë. 10 muaj që jetoj në çadër dhe fëmijët janë në kushte të vështira, normal që jetë e vështirë është këtu.


Orjola Pampuri: Si e kaluat mbrëmjen?


Desilda Preni: Shumë, shumë me frikë e kaluam mbrëmë. Ishte një tmerr, domethënë gjithë ai shi, gjithë ajo situatë. Akoma s’ka ardhur dimri mirë, jo kur të vijë i ftohti i madh që është më e vështirë për ne.

Oriola Pampuri: Domethënë ju nuk kërkoni asgjë…

Desilda Preni: Asgjë nuk kërkoj.

Oriola Pampuri: Kërkoni që të rindërtohet shtëpia juaj këtu ku e keni?

Desilda Preni: Vetëm këtë kërkoj nga shteti, që shtëpia të rindërtohet këtu në vendin tonë. Kaq duam! Asgjë tjetër!

Indrit Preni: Peticion kemi bërë, e kemi çuar te Bashkia…

Oriola Pampuri: Për çfarë e keni bërë peticionin?

Indrit Preni: Peticionin e kemi bërë për të mos luajtur prej vendit këtu, me e ndërtuar shtëpinë këtu në vend.

Oriola Pampuri: Dhe cila ka qenë përgjigjja nga Bashkia që keni bërë peticionin?

Indrit Preni: S’ka, nuk na kanë kthyer përgjigje fare. Fjalë nuk duam fare, unë dua shtëpinë, por e dua këtu në vendin tim.


Etiketa: , , , , ,

Pas