Aktualitet

“NATO gjenocid ndaj serbëve”/ Shkarkohet zv.ministrja e drejtësisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:51 - 25/03/19 |
mapo.al

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka liruar menjëherë nga detyra zv/ministren serbe të Drejtësisë, Vesna Mikiç. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, i cili ka publikuar vendimin. Sipas tij deklaratat e Mikiç janë të papranueshme.







“Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq”, shkruan Haradinaj.










Kujtojmë që Mikiç në 20-vjetorin e fillimit të bombardimeve mbi bazat ushtarake serbe, e kishte quajtur gjenocid mbi Serbinë këtë akt të NATO-s. “Në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”, kishte shkruajtur ajo.



1


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas