Bota

NATO i bën ‘sfidë’ Rusisë, manovra ushtarake ajrore në Ukrainë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:40 - 08/10/18 |
mapo.al

Rreth 700 ushtarë nga tetë vende të NATO-s dhe Ukraina, si dhe rreth 40 avionë, mes të cilëve edhe luftarakë amerikanë model F-15, marrin pjesë që nga dita e sotme në manovra në perëndim të Ukrainës, nën sfondin e krizës me Rusinë fqinje.


“Kjo është hera e parë që forcat ajrore do të punojnë së bashku për t’u stërvitur që të mbrojnë hapësirën ajrore”,- njoftoi zëdhënës i forcave ajrore ukrainase, Juri Ignat.


Tetë vende anëtare të NATO-s, SHBA-ja, Britania e Madhe, Belgjika, Danimarka, Estonia, Holanda, Polonia dhe Rumania, marrin pjesë në këto manovra të quajtura “Clear Sky 2018”, sipas Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes.




Etiketa: , , , , ,

Pas