Reuters raportoi dy ditë më parë se SHBA po negocionte me dy vende të Ballkanit, Shqipërinë dhe Kosovën për marrjen e një numri refugjatësh afganë.
Agjencia e lajmeve theksonte skepticzmin e qeverisë amerikane lidhur me kapacitetet e shtetit të Kosovës për të pritur refugjatët, të cilët janë kryesisht punonjës të administratës dhe mpërkthyes që bashkëpunuan me forcat amerikane dhe koalicionin e NATO-s.
Sa i takon Shqipërisë, nuk dihet ende cili është qëndrimi i Tiranës zyrtare, teksa ekzekutivi ende nuk ka bërë publike detajet e asaj që është diskutuar me përfaqësuesit e Uashingtonit.
Ndërkohë, mësohet se shqetësimi në lidhje me përkthyesit afgan është diskutuar në Samitin e NATO-s në Bruksel mbajtur në mes të qershorit.
Përpjekjet e vendeve aleate të NATO-s mes tyre dhe të Shqipërisë në nxjerrjen nga Afganisatani të përthyesve e konfirmon një zënës i NATO- i cli iu përgjigj gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu i cili pyeti nëse NATO ka pasur një kërkesë ndaj Shqipërisë për të ndihmuar.
“NATO është duke luajtur një rrol mbështetës duke punuar ngushtësisht me aleatët për identifikuar mundësi për rivendosje dhe se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është në kontakt me qeveritë e vendeve aleate për këtë çështje”. thotë zyrtari i NATO-s.
Në përgjigjen e zyrtarit të NATO-s theksohet:
“Në mënyrë individuale disa vende antëare kanë zhvilluar plane për të zhvendosur afganasit të cilët kanë ndihmuar misionet e NATO-s në Afganistan.
Të tilla plane njohin trimërinë dhe shërbimet e Afganasve ku përfshihen edhe shumë përkthyes, mbështetës të misioneve tona të ndodhur shpesh në rreziqe personale. NATO si një organizatë ndërkombëtare nuk jep azil apo aprovon aplikime për viza pasi ato janë vendime për vendet për tu marrë në bazë të ligjeve dhe procedurave”.
LEXO EDHE:
Afganët do vijnë në Shqipëri? Si dhe kur iu bë propozimi Tiranës zyrtare-Detaje