Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministrja Xhaçka thotë se ky vendim është një vlerësim i madh për Forcat tona të armatosura.
“Në këtë 10-vjetor të anëtarësimit tonë në NATO, nuk mund të kishte vlerësim më të madh për seriozitetin, kontributin dhe përkushtimin, që pavarësisht kufizimeve e vështirësive, kanë treguar efektivët e forcave tona të armatosura.
Krenari për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë! 🇦🇱”, shkruan ministrja Xhaçka.
Ka qenë vetë kryeministri Rama i cili njoftoi këtë vendim, duke u shprehur se fundi i këtij viti do ta gjejë projektin të nisur, për ta kthyer Kuçovën në një bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trajnime dhe stërvitje të Aleancës.
Eshte projekt i nisur nga Mimi dhe kjo [ll]açka.