Aktualitet

NATO: Ngushëllime familjes së Nëntëtares Zarife Hasanaj








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:55 - 07/05/19 |
ro ot

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook, NATO ka shprehur ngushëllimet për familjarët e nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën ditën e hënë ndërsa ishte në një mision me forcat aleate të NATO në Letoni, për çmontimin e minave të vendosura gjatë luftës së dytë botërore. Mëngjesin e kësaj të marte në bazën ushtarake Camp Adazi të Letonisë u zhvillua ceremonia e nderimit për Nëntetaren e ndjerë Hasanaj.


Në ceremoni mori pjesë i gjithë kontingjenti shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni dhe përfaqësuesi ushtarak shqiptar në NATO. Në bazën ushtarake në Adazi është ndërprerë trajnimi deri në përcaktimin e shkaqeve të shpërthimit, që i mori jetën ushtarakes shqiptare.







Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas