NATO përforcon arsenalin e saj në Detin e Zi. Aleanca e Atlantikut të Veriut dërgon me këtë veprim sinjale si tek Rusia ashtu edhe tek Ukraina.
Por, mundësia e veprimit është e kufizuar, për shkak të një marrëveshje që është bërë para 80 vjetësh.
Ukrahina përshëndet “Donald Cook”. Luftanija amerikane, që ka qenë e stacionuar në Spanjë, e pajisur me sisteme mbrojtëse kundër raketave është vendosur ndërkohë në Detin e Zi.
Në janar kjo anije qëndroi në Batumi për stërvitje ushtarake me rojen bregdetare gjeorgjiane. Tani ajo ndodhet në portin e Odesës.
Më 26 shkurt presidenti ukrainas, Petro Poroshenko takoi në bordin e saj, të ngarkuarin e posaçëm amerikan për Ukrainën, Kurt Volker.
“Takimi ishte simbolik, tha Poroshenko, për të dërguar një sinjal të rëndësishëm tek Kremlimi, që “Krimeja është ukrainase” dhe se në “rajon sigurohet transporti i lirë i anijeve”.
NATO po e përforcon prezencën e saj në Detin e Zi pa shumë bujë, por nën vrojtimin vigjilent të flotës detare ruse.