Bota

Navalny po bëhet gati të kthehet në Rusi







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:06 - 15/09/20 |
mapo.al

Lideri i Opozitës ruse, Navalny, ka komunikuar për herë të parë sot me publikun, pas afro një muaji trajtim spitalor pasi u helmua gjatë një udhëtimi në Siberi.


Navalny, ka postuar një foto në Instagram teksa gjendet ende në spitalin gjerman, në Berlin, ku thotë se sot për herë të parë po merr frymë vetë, pa nevojën e paisjeve.


Ndërkohë, zëdhënësja e tij, është shprehur e habitur, se përse gazetarët vazhdojnë ta pyesin nëse Navalny do të kthehet në Rusi.



Lideri i opozitës, nuk ka ndërmend asnjë opsion tjetër, pos kthimit në vendin e tij, ka thënë ajo.


Navalny, një denoncues i fortë i korrupsionit dhe lider i opozitës, ra në kolaps me 20 gusht dhe rezultoi se ishte helmuar në aeroport në siberi, me një agjent nervor, Novichok.


BE dhe Gjermania në veçanti i kanë bërë presion Moskës që të japë llogari për këtë tentativë vrasje.

Kremlini e ka mohuar përfshirjen, por bashkëpunëtorët e Navalnit janë të bindur se sulmi është ndërmarrë me urdhër të Putin.

BBC ka zbuluar se spitali në Berlin ku është shtruar lideri i opozitës ruse, nuk ruhet më me aq shumë policë. Ende nuk ka një datë se kur Navalny do të kthehet në Moskë.

LEXO EDHE: 

Helmimi me Novichok, Navalny publikon foto nga spitali


Etiketa: , , ,

Pas