Sunday, May 22, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Navalny: Unë e di kush donte të më vriste

by mapo.al
14/12/2020
in Aktualitet, Bota
0

Një investigim i gjerë tregoi se të paktën tetë agjentë të shërbimit sekret rus duket se e kanë kryer helmimin e kritikut të Kremlinit Alexej Navalny.

Aleksej Navalny u helmua nga agjentët e shërbimit sekret rus të brendshëm FSB si pjesë e një operacioni kompleks – të paktën kjo del në pah nga puna investigative e disa mediave. Të paktën tetë punonjës të FSB-së janë identifikuar, raporton revista gjermane “Der Spiegel”, e cila hulumtoi së bashku me platformat investigative “Bellingcat” dhe “The Insider” si dhe transmetuesin amerikan të lajmeve CNN.

Të identifikuarit janë gjashtë agjentë ekzekutues dhe dy të dyshuar si drejtues ekzekutivë. Edhe Navalny i shpërndau njoftimet: “Unë e di kush donte të më vriste,” tha ai dhe publikoi edhe fotografi të tetë burrave.

Vlerësimi i lidhjeve të telefonave celularë, GPS dhe të dhënat e vendndodhjes, si dhe analizat e shumë listave të të pasagjerëve të linjave ruse të fluturimeve bëjnë të mundur të kuptohet se kritiku i Kremlinit ka qenë në qendër të vëmendjes së ekipit të FSB që nga viti 2017, sipas “Der Spiegel”. Sipas kësaj, agjentët e FSB kishin fluturuar ë shumë se 30 herë paraprakisht në destinacionet e udhëtimit të Navalny-t, dhe menjëherë pas tij janë kthyer në Moskë.

Agjentët e shërbimit sekret me “histori të mëparshme”

Dy drejtuesit e dyshuar thuhet se u përkasin dy njësive të FSB-së që tashmë janë vënë në lidhje me helmimet edhe në të kaluarën: “Instituti për Kriminologji” dhe “Qendra për Teknikat e Veçanta” mbi të. Sipas investigimit, njëri nga dy drejtuesit komunikonte rregullisht me laboratorë kimikë të lidhur me programin Noviçok të Rusisë. Të gjithë tetë të identifikuarit ose kishin punuar paraprakisht në sektorë mjekësore ose kimikë ose kishin punuar për forcat speciale ruse, thuhet.

Navalny pësoi kolaps më 20 gusht në një fluturim nga Tomsku në Siberi për në Moskë. Dy ditë më vonë, 44-vjeçari – ende në koma – u soll për mjekim në Spitalin Universitar Charité në Berlin. Sipas tre laboratorëve evropianë, rezultatet e të cilave janë konfirmuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), Navalny u helmua me një agjent nervor të zhvilluar në Bashkimin Sovjetik nga grupi Noviçok. Ai është ende në Gjermani për një kurë shërimi. Pas shërimit ai dëshiron të kthehet në Rusi.

Kremlini mohon çdo përfshirje në këtë çështje. Të gjitha rezervat shtetërore të Noviçokut janë shkatërruar, por receta ishte e njohur prej kohësh edhe në Perëndim, është bërë e ditur. Kreu i shtetit, Vladimir Putin kishte njoftuar jo më larg se e enjtja se nuk shihte ende parakushte për hetime në Rusi. Moska dëshiron të hetojë vetëm kur ka prova për një krim. Deri tani, asnjë e tillë nuk është dorëzuar. “Edhe kur pothuajse vdes dikush, kjo nuk do të thotë se gjithmonë duhet të hapet një çështje penale,” tha Putin./DW/

Tags: Alexey Navalnye di kush donte te me vriste

JU SUGJEROJME

“Shko more plehrë”, Ulsi Manja kapet me shqiptarin nga Maqedonia e Veriut
Aktualitet

“Shko more plehrë”, Ulsi Manja kapet me shqiptarin nga Maqedonia e Veriut

21/05/2022
I arrestuari: Ju tregoj politikanët dhe prokurorët në tavolinë me “killerin”
Aktualitet

I arrestuari: Ju tregoj politikanët dhe prokurorët në tavolinë me “killerin”

21/05/2022
Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike
Bota

Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike

21/05/2022
Dy të rinjtë bien nga lartësia, dërgohen në spital me urgjencë
Aktualitet

Aksident në Lezhë/ Nga përplasja e dy mjeteve, një i ri mbetet i plagosur rëndë

21/05/2022
Next Post
Procedimi për të rinjtë protestues, një tjetër reagim nga LSI: Ishte urdhër i Ramës

Protestat - Braimllari: Akumulim i pakënaqësive të të rinjve ndaj qeverisë

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • “Shko more plehrë”, Ulsi Manja kapet me shqiptarin nga Maqedonia e Veriut
  • I arrestuari: Ju tregoj politikanët dhe prokurorët në tavolinë me “killerin”
  • Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
  • SHIFRA E DITËS: Vlera e një stadiumi! Vetëm Roma-Fejnord i sjell vendit 100 mln euro
  • Ngjela: A do ta bëjë dot plazhin sivjet në Gjirin e Lalëzit Sali Berisha?



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In