Navarro, këshilltari i Trump që paralajmëroi pasojat e Covid-19

Këshilltari ekonomik Peter Navarro dërgoi, që në janar, një memo në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në të cilën parashikonte se qindra mijëra do të vdisnin nga koronavirusi dhe se ekonomia do të pësonte një humbje në triliona dollarë, raportoi të hënën New York Times. Navarro dërgoi të paktën dy memo, me të cilat paralajmëroi për ndikimin e rëndë në SHBA, nëse shpërthimi i koronavirusit nuk frenohej.

Në të parën të dërguar në 29 Janar, ai shkruante se gjysmë milioni amerikanë mund të vdisnin dhe se vendi mund të humbte 6 trilion dollarë. “Mungesa e një vaksine i ka lënë amerikanët të pambrojtur në rastin e një shpërthimit të koronavirusit,” lexohet në atë memo, sipas Times. “Kjo mungesë mbrojtjeje rrit rrezikun që koronavirusi të evoluojë në një pandemi të plotë, duke marrë jetën e miliona amerikanëve.” Por një zyrtar i lartë i administratës ka thënë se ata i morën me rezervë paralajmërimet e Navarros, duke ditur qëndrimet e tij ndaj Kinës.



“Memo-ja e janarit u pa si një përpjekje alarmiste për të tërhequr vëmendjen në axhendën së anti-Kinë të Peterit”, ka thënë për Axios një zyrtar i lartë.

Pothuaj një muaj më vonë, Navarro dërgon një memo tjetër, këtë herë drejtpërdrejt për Trump, ku e paralajmëron se 2 milion njerëz në SHBA mund të vdisnin nga virusi. Në memon e tij të parë, Navarro kërkonte një ndalim të menjëhershëm të udhëtimeve nga Kina. Ai shtonte se sipas vlerësimit të Komitetit të Këshilltarëve Ekonomikë ndalimi i udhëtimeve nga Kina do të kushtonte 2.9 miliardë dollarë në muaj. Kjo do të thoshte se nëse ndalimi vendosej për një vit, sic ai rekomandonte, SHBA do të humbiste 34.6 miliardë dollarë.

Sipas Times, ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë menduan se ndalimi një vjeçar i Navarro ishte “i pamundur” edhe për faktin se këshilltari ekonomik ishte gjithashtu në kundërshtim me Anthony Fauci, ekspert mjekësor dhe drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, i cili kishte thënë se ndalimi i udhëtimeve vetëm do ta vonojë përhapjen e virusit.

Por Navarro theksonte se pa një qasje të ndalimeve të rrepta, kostoja ekonomike mund të ishte diku nga zero deri në 5.7 trilion dollarë humbje në varësi të faktit se sa vdekjeprurës ishte virusi. Sipas Times Navarro dhe Matthew Pottinger, zëvendës shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishin pjesë e një numri të vogël zyrtarësh që argumentonin për një qasje më të rreptë në përmbajtjen e koronavirusit.

Navarro, me njohuri të thella për Kinën, ka qenë gjithashtu edhe një mosbesues i madh ndaj qeverisë kineze. Zyrtarët e tjerë i injoruan paralajmërimet e Navarro dhe Pottinger sepse i panë ata thjesht duke reflektuar qëndrimet e tyre për Kinën, raporton Times, ndonëse në memon e tij të dytë, ishte Navarro që kërkonte 3 miliard dollarë për ndihmë të menjëhershme. /Business Insider

/Përktheu: Mapo.al/

 

 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252