Vetëm pak muaj pasi u martuan, mediat e huaja shkruajnë se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë ndarë përkohësisht.
Sipas Marca.com, arsyeja e ndarjes këtë herë është rrëmuja e madhe e aktorit, si dhe pirja e duhanit nëpër shtëpi.
Sipas medias së huaj, Jennifer Lopez nuk donte të divorcohej dhe bëri gjithçka për ta bërë martesën të funksiononte, por nuk mundi të duronte.
“Të dy patën disa grindje dhe debate, të cilat bënë që Affleck të largohej përkohësisht nga shtëpia“, shkruan Marca.com.
Ndërsa më tej thekson se, këngëtarja është e gatshme ta falë bashkëshortin e saj, nëse ai ndryshon në qëndrime të tilla si: të pijë shumë më pak duhan dhe t’u përkushtohet zakoneve të shtëpisë dhe të jetë shumë më i rregullt