Arkiva

Ndahen Bella Hadid dhe ‘The Weeknd’, distanca apo një femër në mes?







               Publikuar në : 18:02 - 07/08/19 |
mapo.al

Bella Hadid dhe The Weeknd i kanë dhënë fund lidhjes së dashurisë. Burime pranë tyre thonë se ndarja u shkaktua prej distancës dhe axhendës së zënë.


Bella është e angazhuar me shfaqjet e modës, ndërsa The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel, është i zënë në studio ku po përgatit projekte të reja muzikore.

“Ata janë në vende të ndryshme në këto momente, fizikisht dhe psikologjikisht”, tha burimi për E!News.

Ribashkimi i tyre zgjati vetëm disa muaj. Megjithatë, modelja nuk i ka fshirë ende fotografitë me këngëtarin. Kujtojmë se një vit, ata qëndruan të ndarë pasi The Weeknd përjetoi një histori dashurie me Selena Gomez. Shumë fansa e akuzuan këngëtaren për ndarjen e ciftit, por ajo nuk bëri asnjë reagim për këtë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by 🦋 (@bellahadid) on


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas