Ka ndërruar jetë aktorja Tanya Roberts, e cila ka luajtur në serinë e famshme “That ’70s Show” dhe ka pasur rol në filmin me James Bond, “Agjenti 007”, “A View To A Kill”.
Ajo është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare për shkaqe të cilat deri tani nuk janë bërë të ditura nga mjekët apo familjarët e aktores.
Roberts mbrëmjen e Krishtlindjeve pasi kishte dalë shëtitje me qenin e saj nuk ishte ndjerë mirë.
Më pas ishte dërguar në spitalin “Cedar-Sinai” në Los Angeles, ku ka vdekur të dielën më 3 janar.
Vdekja e Roberts nuk kishte lidhje me COVID-19, kanë raportuar mediat në Amerikë dhe aktorja nuk vuante nga ndonjë sëmundje.