Aktualitet

Ndahet nga jeta Colin Powell, ish-sekretari i parë amerikan me ngjyrë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:58 - 18/10/21 |
mapo.al

Colin Pawell, ish sekretari amerikan i parë i shtetit, me ngjyrë, i cili ishte pjesë e disa administratave republikane, është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare si pasojë e komplikacioneve të Covid 19. Gjatë kohës së qëndrimit të tij në administratën e Shtëpisë së Bardhë, ai i dha formë politikës së jashtme amerikane. Lajmi u konfirmua në Facebook, nga familjarët e tij.






Pawell ishte një ushtar profesionist, karriera e të cilit e çoi atë nga detyra luftarake në Vietnam në postin e këshilltarit të parë, me ngjyrë, për sigurie kombëtare pak para përfundimit të presidencës së Ronald Reagan; si dhe kryetari më i ri dhe i parë afro -amerikan i Shefave të Shtabeve të Përbashkëta nën presidencën Bush.


Popullariteti i tij kombëtar u rrit pas fitores së koalicionit të udhëhequr nga SHBA gjatë Luftës së Gjirit, dhe për një kohë në mesin e viteve ’90, ai u konsiderua një pretendent kryesor për t’u bërë Presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.







Colin L. Powell ka vizituar Tiranën në vitin 2003. Powell u prit ne Aeroportin Ndërkombëtar të “Nënë Tereza” nga Fatos Nano. Ai zhvilloi takime me zyrtarët e lartë të Shtetit Shqiptar, si dhe nënshkroi një marrëveshje me Kryeministrin e atëhershëm.




1





CLOSE
CLOSE
Pas