Aktualitet

Ndahet nga jeta ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:20 - 12/04/21 |
mapo.al

Ka ndërruar jetë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Baruti. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë nipi i tij, Besart Baruti përmes një postimi në ‘Facebook’.






Baruti ka qenë zyrtar i lartë në degën e LDK-së në Mitrovicë, ndërsa ka qenë edhe zv.ministër në Qeverinë e Kosovës. Baruti ka qenë duke punuar si profesor universitar në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.


Postimi i plotë:
Familjarë, miq dhe dashamirë,







Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë djali, vëllai, babai, gjyshi dhe axha ynë i dashur Prof. Dr. Blerim Baruti.




Dhashtë Zoti urtësia e tij, mirësia, dashuria që ka shpërndarë çdo ditë, të përcillen në këtë jetë.
Veprat e tij të mira do jetojnë gjatë! Ata që e njohën padyshim që e ndjejnë pikëllimin së bashku me ne!
Nuk ka fjalë të përshkruhet kjo dhimbje e jona, por, Allahu ata që i do më shumë i merr afër vetes më herët!



Varrimi do të mbahet vetëm me rrethin e ngushtë familjar, për të respektuar masat e IKSHPK-se. Ndërsa, të pame nuk do të ketë!

1


Etiketa: ,

Pas