Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare Eric Harrison, ish trajneri i Manchester United.
Lajmi mbi vdekjen e tij u konfirmua të enjten nga klubi i futbollit, ku Harrison kaloi 17 vite si trajner i ekipit të të rinjve pas largimit nga Everton në vitin 1981.
“Manchester United me shumë hidhërim ju njofton se ish-trajneri jonë i të rinjve, Eric Harrison vdiq të mërkurën,”-thuhet në deklaratë.
Harrison është shumë i njohur për krijimin e klubit të famshëm të futbollit për të rinj në United, Class of 92.
Ai përgatiti një sërë lojtarësh të mëdhenj si: David Beckham, Ryan Giggs, Gary Neville and Paul Scholes.
Beckham i bëri homazhe ish trajnerit të tij në një postim në Instagram: “Humbëm mentorin tonë, trajnerin dhe njeriun që na bëri. Ai na mësoi të luanim, si të mos hiqnim dorë dhe sa e rëndësishme ishte të fitonim betejat tona individuale dhe atë që duhet të bënim për të luajtur për Manchester United Football Club. Ne nuk do të harrojmë mësimet e jetës që na dhe. Të duam Eric.”