Wednesday, March 22, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta Kujtim Alija, simboli i festivaleve të këngës për fëmijë

by mapo.al
27/08/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Festivali i Këngës për Fëmijë, nga sot nuk do të ketë pjesë të saj një nga figurat simbol, “Mjeshtrin e Madh”, dirigjentin, pedagogun dhe organizatorin e palodhur, Kujtim Alija. Ai u nda dje nga jeta pas 1 viti betejë me sëmundjen, duke lënë një boshllëk të madh në jetën artistike të qytetit të Shkodrës, por jo vetëm, edhe të shqiptarëve që janë rritur me imazhin e tij teksa drejtonte artistikisht fëmijët, talentet e reja. Alija u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, pasi nuk ia doli që të mposhte sëmundjen që po e mundonte prej muajsh.

Dalja e tij e fundit për media, ishte pikërisht nga Festivali i Fëmijëve në Shkodër që u mbajt më 4 korrik, ku u pa se sëmundja kishte lënë gjurmë në pamjen e tij, por jo në shpirt. Përtej saj, ai vijoi deri në momentet e fundit të jetës misionin e tij, për të zbuluar talentet e reja e që nga Shkodra tha se përtej skepticizmit të krijuar sot për artin, ka ende talente që premtojnë për të ardhmen. Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.



“Dita e sotme ka nisur me një lajm shumë të trishtë! Mjeshtri i Madh Kujtim Alija është ndarë nga jeta! Një humbje e jashtëzakonshme për artin e kulturën shqiptare, për Shkodrën e Shqipërinë. Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë ikje shumë të parakohëshme të nêsuesit tim, të mësuesit të të gjithë fëmijëve, të mjeshtrit të madh Profesor Kujtim Alija. Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh, ngushllime familjes Alija për këtë humbje shumë të madhe”, shkruan Ademi.

Ceremonia mortore, të shtunën 27 gusht 2021, nis në orën 08:45 në Qendrën Kulturore të Fëmijëve me përcjelljen e kortezhit, deri te monumenti i “Luigj Gurakuqit”, nga Orkestra Frymore e Qytetit. Nga ora 09:00 deri në orën 11:00, në teatrin “Migjeni” zhvillohen homazhet për të gjithë ata që duan t’i japin lamtumirën e fundit.

Kush ishte Kujtim Alija?
Kujtim Alija është një prej emrave me një kontribut të madh në muzikën shqiptare. Vinte nga një familje shkodrane intelektualësh, të cilët e donin arsimin dhe artin. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, nën drejtimin e dirigjentit, Artistit të Popullit, Rifat Teqja, mbas shkollës së muzikës “Prenkë Jakova” të Shkodrës. Pas diplomimit filloi punën në qytetin e Shkodrës ku ka organizuar dhe drejtuar koncerte e veprimtari të ndryshme artistike si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, me Filarmoninë e Shkodrës, Orkestrën frymore si dhe formacionin e harqeve.

Tags: dirigjenti i njohur shkodranKujtim Aliandahet nga jeta

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
CR7 e mbyll me Juventusin, kalimi te Manchester City çështje orësh!

CR7 e mbyll me Juventusin, kalimi te Manchester City çështje orësh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In