ShowBizz

Ndahet nga jeta në moshën 31 vjeçare Princesha e Austrisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:49 - 15/05/20 |
mapo.al

Pasardhësja e perandorit Karl të Austrisë, Princesha Maria Galitzine ka ndërruar jetë pasi vuajti nga një aneurizëm i papritur, duke lënë pas djalin e saj dy vjeçar. Princesha po jetonte në Houston me partnerin e saj kuzhinier Rishi Singh kur pësoi një aneurizëm fatal kardiak më 4 maj, vetëm gjashtë ditë para se të festonte ditëlindjen e saj të 32-të. Lajmi u konfirmua këtë të mërkurë nga familjarët e princeshës së ndjerë, shkruan Daily Mail.


See the source image


Maria jonë ndërroi jetë në mëngjes në Huston të hënën, më 4 maj 2020, nga një aneurizëm i papritur kardiak. Ajo lindi në vitin 1988 nga Princi dhe Princesha Piotr Galitzine në qytetin e Luksemburgut”, thuhej në njoftim.


See the source image


Princesha Maria ishte një nga gjashtë fëmijët, me tre motra dhe dy vëllezër, Princesha Xenia, Princesha Tatiana, Princesha Alexandra, Princi Dimitri dhe Princi Ionn Teimouraz.

See the source image

Në një intervistë për The Chronicle The Houston në vitin 2018, motra e saj Princesha Tatiana, e cila jeton në Houston, tha se ato ishin rritur normalisht, dhe vetëm me të vërtetë u kujtuan se ato kishin gjak mbretëror kur u ftuan në ‘dasmën mbretërore’ të Princit Harry dhe Meghan Markle.

See the source image


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas