Vëllai i artistes së mirënjohur Yllka Mujo është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare. Agim Mujo vdiq mëngjesin e djeshëm nga një atak kardiak në Romë, ku jetonte që nga viti 1990. Lajmi i vdekjes së tij është komunikuar nga ish-bashkëshorti i Yllka Mujos.
“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë nga një atak kardiak Agim Mujo, vëllai i artistes Yllka Mujo. Në moshë fare të re, Agi luajti në një sërë filmash, midis të cilëve në filmin “Malet në Blerim Mbuluar”. Ai mbaroi studimet për pikturë dhe u shqua për talentin e tij, duke u paraqitur në shumë ekspozita në Itali dhe Francë”-ka shkruar Gjergj Zaharia në rrjetin social “Facebook”.
Përmes përgjigjes drejtuar një komentuesi, Zaharia ka bërë gjithashtu me dije se Agim Mujo nuk kishte vuajtur asnjëherë nga zemra dhe se gëzonte shëndet të plotë.