Aktualitet

Ndahet nga jeta publicisti dhe gazetari i mirënjohur Fatos Baxhaku






               Publikuar në : 16:26 - 16/08/19 |
mapo.al

Një lajm i hidhur për botën e medias, por jo vetëm.


Gazetari dhe publicisti i mirënjohur, Fatos Baxhaku ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Mësohet se Fatos Baxhaku vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Baxhaku kryente edhe funksionin e pedagogut të jashtëm në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Ai është autor i shumë reportazheve të shkruara dhe televizive.

Fatos Baxhaku një nga pionieret e shtypit të pavarur që nga fillimi i viteve 90. Autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar.

Baxhaku ka lindur në Tiranë më 9 janar ne 1964. Shkollimin e parë e kreu në shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Ismail Qemali”. Përgjatë viteve 1982-1986 studioi ne Unversitetin e Tiranës në fakultetin e Histori-Filologjisë ku u diplomua neë histori.

Që nga 1986 e deri në 1992 punoi në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave. Nga 1993 e deri në 1998 ishte bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetës Shqiptare”. Në periudhën 1998-1999 ishte kryeredaktor i lajmeve në televizionin “Klan”. Në 1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës së përjavshme “XXL”. Nga 2001 deri në 2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin “Vizion Plus”. Në 2006-2015 ishte kryeredaktor dhe gazetar në të përditshmen “Shqip”. Pas vitit 2015 kreu funksionin e gazetarit në profesion të lirë.

Fatos Baxhaku është autor ose bashkëautor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugëtim” (Top Channel), si edhe i shumë dokumentarëve televiziv.

Ka qenë anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.


Etiketa: ,

Pas