Ndahet nga jeta reperi TY në moshën 47 vjeçare pasi u infektua me koronavirus. Reperi fillimisht ra në gjendje kome, ndërsa më vonë u vendos në ventilator. Pasi gjendja e tij u përmirësua ai u zhvendos jashtë kujdesit intensiv. Por beteja e TY vazhdoi deri në pikën ku ai humbi jetën.
Konfirmimin për vdekjen e ka bërë ekipi i tij të enjten pasi ai u shtrua në spital.
TY – emri i vërtetë i të cilit është Ben Chijioke, ka qenë i nominuar për “Mercury Prize” me albumin e tij “Upwards”, shkruan DailyMail. Ai debutoi për herë të parë në industrinë e muzikës në vitin 2001 duke publikuar albumin e tij të parë “The Awkward”.
Vitin e kaluar TY gjithashtu formoi një super grup të quajtur “Kingdem”, ku pjesëtarë ishin edhe reperët Blak Twang dhe Rodney P.