Një nga studentët e dhjetorit, njëkohësisht edhe firmëtar për krijimin e Partisë Demokratike është ndarë nga jeta.
Për ndarjen nga jeta të Altin Qoshes ka reaguar edhe Partia Demokratike me një mesazh ngushëllimi.
Mesazhi i PD-së
Partia Demokratike shpreh ngushellime te sinqerta per ndarjen nga jeta te Altin Qoshes, studentit te dhjetorit, qe u shqua mes nesh per kurajon dhe urtesine ne kohe te veshtira.
27 vite me pare, Altin Qoshja, se bashku me 342 studente e pedagoge, firmosen mbremjen e 11 dhjetorit 1990 krijimin e Partise Demokratike.
Gjate levizjes studentore, ai u rendit nder te rinjte e pare te cilet kundershtuan regjimin diktatorial dhe deri ne ndarjen e parakohshme nga jeta, ishte nje nga demokratet me te perkushtuar.
Me dhimbje te thelle, ngushellojme familjen dhe miqte e Altinit!
I paharruar qofte mes nesh!